A E KENI DITUR/ Pse logoja e markës është në anën e majtë dhe kurrë në të djathtën

Asgjë nuk është një rastësi në marketing, përfshirë edhe vendosjen e logove, por ka një arsye psikologjike dhe kulturore

E vogël apo e madhe – logoja e një marke të modës, është diçka që i bën rrobat të njohura, dhe në kohët moderne është bërë një lloj simboli i statusit.

Por, ajo që është interesante – është gjithmonë në të majtë, me përjashtim të shenjave të mëdha në të gjithë veshjen. Dhe kjo nuk është rastësi, thonë ekspertët e marketingut, transmeton Telegrafi.

Më e dukshmja në atë vend

Studimet tregojnë se kur përshëndetemi me dorë me dikë ne gjithashtu së pari shikojmë në anën e majtë të veshjeve të tij ku gjendet logoja, sepse dora jonë e djathtë mbulon atë pjesë të gjoksit tonë ndërsa e zgjasim.

Historikisht logot janë vendosur në të majtë

Ndërsa në të kaluarën jo shumë të largët nuk kishte shenja markash, kishte urdhra ushtarakë, simbole, karfica dhe gjëra të ngjashme, të cilat historikisht vishen në të majtë. Dikur kishte të bënte me anën ku është zemra.

Ato janë bërë në mënyrë që të mund të lexoheshin

Kur shikoni shumicën e web-faqeve të internetit, logot e tyre vendosen gjithmonë në të majtë, dhe arsyeja kryesore është se njerëzit në botën perëndimore lexojnë dhe shkruajnënga e majta në të djathtë – përveç arabishtes, hebraishtes dhe farsishtes, ku fjalia e shkruar lexohet nga e djathta në të majtë.

Ato janë më të paharrueshme për ne

Logot janë përbërësit kryesorë të një marke dhe janë pjesë e asaj që e bën një markë të mbahet në mend.

Sipas një studimi të Nielsen Norman Group, u arrit në përfundimin se përdoruesit mbajnë në mend më shumë markat kur logot vendosen në të majtë sesa në të djathtë.

Pra, nëse një firmë merr vendim të vendosë logon e vet në anën e djathtë, është e sigurt që ato nuk do të ishin aq të dukshme dhe të njohura.

Për më tepër, shumica e njerëzve janë djathtakë dhe është kulturalisht më e përshtatshme për ta të shohin dhe të veshin logot e majta.

/Telegrafi/