Qyteti rus i Norilskut, 2700 kilometra nga Moska dhe 300 kilometra nga rrethi polar, konsiderohet si një nga qytetet më të ftohta në planet, temperaturat mesatare vjetore të të cilit janë rreth 30 dhe 50 gradë nën zero.
Përveç kësaj, shumë banorë të këtij qyteti nuk e shohin diellin me javë të tëra për shkak se një pjesë e hemisferës po bëhet gjithnjë e më e ftohtë dhe më e errët. Megjithatë, shumë qytetarë të Norilskut jetojnë aty falë pagave të larta, pavarësisht vështirësive të mëdha në jetën e tyre të përditshme.
Dielli nuk lind në Norilsk kryesisht për shkak të shfaqjes së fenomenit të natës polare, e cila shkaktohet nga pjerrësia e boshtit të Tokës. Mungesa e diellit mund të zgjasë më shumë se 24 orë në rrathët e ndryshëm polarë. Pjerrësia bën që dielli të mos arrijë lartësinë minimale në këto rajone pranë poleve, për t’u dhënë dritë natyrale këtyre zonave. Kjo mund të çojë në javë të gjata dhe muaj me errësirë të plotë gjatë gjithë ditës. Aktualisht, në Norilsk pritet që dielli të dalë në janar të vitit të ardhshëm.
Përveç Norilskut, ky fenomen ndodh edhe në Murmansk, një qytet me rreth 300 mijë banorë. Ky fenomen zgjat nga fillimi i dhjetorit deri në mes të janarit, afërsisht 40 ditë pa rreze diellit. Ashtu si Tromso, një qytet në Norvegji, që u thotë lamtumirë rrezeve të dritës natyrore në fund të nëntorit dhe merr rrezet e para të diellit pas 45 ditëve.
Jashtë Evropës, në të tretën veriore të Alaskës pranë Rrethit Arktik, nuk ka ndriçim diellor 24-orësh. Pikërisht, këto janë qytetet Kaktovik, Point Hope, Anaktuvuk Pass dhe Utquiagvik, që regjistron mesatarisht rreth 65 ditë pa dritë natyrale. /A2cnn