Qendra për Zhvillim Edukativ dhe Kulturor “Racio”, ka realizuar me sukses projektin “Edukimi mediatik i shkollarëve të mesëm”, Ky projekt është mbështetur nga Instituti Maqedonas i Mediave, i përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian.Në kuadër të projektit është përgatitur doracak me këshilla mediatike, se si të përballemi me sfidën e edukimit mediatik në këtë kohë, ndërsa janë mbajtur ligjërata online me nxënës të pesë shkollave të mesme. Pas përfundimit të ligjëratave është përgatitur edhe kjo video, ku disa nga nxënësit pjesëmarrës në ligjëratat online, kanë dhënë disa këshilla se si më lehtë të përballemi me fenomenin e lajmeve të rrejshme.