VMRO: Mësimdhënësit duhet të dinë se deri ku është dialogu SASHK-Qeveri dhe sa për qind do të rriten pagat e tyre

Në prag të takimit të sotëm në mes SASHK-ut dhe Qeverisë partia më e madhe opozitare në vend ka reaguar përmes një komunikate me shkrim duke thënë se opinioni duhet të dijë se për sa përqind do të rriten pagat në arsim dhe se për çfarë marrëveshje po dakordohen sindikata me Qeverinë.

Nga atje thonë që LSDM me presione, kërcënime tejet manipuluese e përfundoi grevën e arsimtarëve. Ata iu referuan një pajtuesi i cili është i njëanshëm, gjegjësisht i punësuar në kabinetin e një ministri, portofoli i të cilit preket drejtpërdrejt nga greva.

Ka kaluar një javë nga përfundimi i grevës me metoda manipuluese dhe opinioni nuk ka informacion nëse dhe për çfarë janë marrë vesh të dyja palët, SASHK dhe Qeveria përmes ndërmjetësit të pajtuesit të punësuar në kabinetin e ministrit. Padyshim që synimi i qeverisë është të zgjasë dhe të shpërfillë sa më shumë kërkesat legjitime të mësimdhënësve, të cilët  kërkonin në mënyrë legjitime që në përputhje me kontratën kolektive, pagat e tyre të nivelizoheshin sipas rritjes së pagës minimale, që do të mundësonte fitime më të mëdha dhe dinjitoze të njerëzve që kujdesen, rrisin dhe edukojnë fëmijët tanë. Është me të vërtetë poshtëruese për stafin pedagogjik të marrë një pagë pak më të lartë se paga minimale në vend.

Nga atje shtojnë se thëniet e qeverisë që nuk ka para, se rritja do të shkaktojë inflacion etj., ishin thjesht gënjeshtra, sepse opinioni pa që u shpenzuan miliona euro për studime fizibiliteti kriminalitet, marrëveshje kriminale në 4 sy, blerje lulesh, kafe, automjete zyrtare dhe kosto të tjera joproduktive.

Opinioni dhe edukatorët duhet ta dinë se cili është epilogu i negociatave mes SASHK-ut dhe Qeverisë dhe sa do të rritet paga? Sa më shumë fshihen, aq më i dukshëm bëhet “shtypja” manipulative e grevës së edukatorëve nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

/KlanMacedonia/