Në Panel Diskutimin e “Racio”-s, ligjëruesi dhe ekonomisti Visar Ademi, diskutojë për tre gjëra: punën, punësimin dhe karrierën. Të gjitha këto në aspektin global.
Ai tha se jetojmë në një kohë interesante por e cila është edhe sfiduese dhe e rrezikshme.
“Sot është shumë interesant se ju e keni konkurrencë tërë botën. Tregu global ka bërë që të kemi globalizim të dijes. Keni njerëz që nga Maqedonia të punojnë në Shqipëri ose e kundërta.Puna si koncept ka ndryshuar shumë. Prindërit tonë nuk duheshe të sjellin tru me vete, ideja. Por ky koncept ka ndryshuar. Tani ju duhet të kontribuoni, të jepni ideja, të punoni me dikë që asnjëherë nuk jeni takuar. Mesazhi kryesor është që ju të merrni trajnime, të atyre aftësive që ju duhen në tregun e dijës. Trajnimi joformal është bërë shumë i rëndësishëm. Ju lutem merrni trajnime joformale”, deklaroi ligjëruese Visar Ademi.
Ai tha se mënyra e punësimit ka ndryshuar shumë nga e kaluara. Sipas tij tani kërkohen kompetenca, aftësi dhe dije, në të kundërtën rrezikon të mbetesh i papunë.
“Tregu është bërë global dhe vetëm kompanitë e suksesshme mbijetojnë, por ata dojnë dije dhe kapacitetet. Vdiqën bizneset ku u krijoheshin punësime për familjarët. Puna praktike sot është numër një për çdo të ri. Asnjëherë mos e përdorni Verën për tu kënaqur, ngase shumë shpejt do të jeni pjesë e tregut të punës. Diferencën e bën puna praktika”, tha Ademi.
Sipas tij ka ndryshuar edhe koncepti i karrierës. Sot nuk është e rëndësishme vetëm rroga.
“Të rinj të kërkojnë përpos kompensimit material, kërkojnë se çfarë do të jep puna. Kërkoni të punoni të një kompani që përpos rrogës do të mundohet të ju ngris akoma më shumë, të ju jep më tepër dije”, tha Ademi.
Ademi foli edhe për konceptin e karrierës në administratën publike. Sipas tij duhet të përfundojë koha kur të qenit administrator konsiderohet si e arritje më e madhe.
“Pres nga gjenerata e re që të sjellin gjëra invoative që do të mburremi”, deklaroi Ademi. /Schoolture.info/