Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dëftesat do t’i marrin në gusht pasi atëherë situata me pandeminë kovid do të jetë më e relaksuar, thonë Byroja për Zhvillimin e Arsimit për Sdk.mk, transmeton Portalb.mk.
Dëftesat për pëfundimin e vitit shkollor i morën vetëm semimaturantët dhe maturantët për shkak të regjistrimit në shkolla të mesme dhe fakultete. Byroja shton se dëftesat do të lëshohen edhe për nxënësit që kanë nevojë urgjente për shkak të zhvendosjes ose vazhdimit të arsimit jashtë vendit.
Shkollat javën e kaluar morën letër nga Byroja, në të cilën, ndër të tjera thuhej se “duke qenë se shkollat në kushte të tilla nuk mund të organizojnë festa dhe shpërndarjen e duhur të dëftesave, ju informojmë se këtë vit shkollor, dëftesat e nxënësve në në përputhje me nenin 138 paragrafi 5 i Ligjit për arsimin fillor do të ndahen deri në fund të vitit shkollor”.
Nga Byroja thonë se nuk bëhet fjalë për probleme me tenderin për shtypjen e dëftesave, ndaj të cilave reagoi kryetaru i SAShK-ut, Jakim Nedelkov.
Në pyetjen e Sdk-së se pse është zhvendosur termini kur tashmë është planifikuar shpërndarja e dëftesave për më 26 qershor dhe sipas protokollit, gjegjësisht nga 4 nxënës në 10 minuta distancë kohore nga njëri-tjetri, nga Byroja thanë se edhe shpërndarja në gusht do të jetë sipas protokollit, por që situata do të jetë më e relaksuar nga tani e tutje.