Unioni i Studentor Shqiptar (USSH) organizoi mbrëmë një panel diskutimi konferencë me temë Sa kanë ndikuar investimet e huaja në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut ? Në këtë panel diskutimi u diskutua për problemet studentore dhe politizimi i arsimit në Universitet Shtetërore. Në këtë panel murën pjesë Prof. Dr. Süleyman Baki, Prof.Dr.Shener Bilalli nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik dhe Prof. Dr Gadaf Rexhepi nga Universiteti i Evropës Juglindore. Ku vlerësuan zhvillimin e sistemit arsimor të vendit dhe se si do të duhej të sigurohen kushte më të favorshme për nxënësit dhe studentët. Në këtë panel ishin prezentë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Alternativa Skender Rexhepi – Zejid, Drejtori i Përgjithshëm i Parqeve dhe Hapësirave të Gjelbra, Adrijan Muça, ish-kryetari i USSH Daim Luçi dhe shumë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve morën pjesë në këtë panelin që u mbajt në sallën e konferencave të Hotelit Bushi.
Kryetarja e Unionit Studentor Shqiptar, Nermine Hamidi tha: “Sot ne po fillojmë zyrtarisht projektin e javës senzibilizuese për problemet studentore”. Ky është aktiviteti ynë i parë dhe ka të bëjë me ndikimin e modeleve të huaja dhe investimeve të huaja në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut. Ne duke zgjedhur këtë temë, synojmë të përmirësojmë nivelin e arsimit në universitetet shtetërore dhe kushtet në konviktet shtetërore. Nermine Hamidi gjithashtu deklaroi se do të adresohen edhe aktivitete tjera në ditët në vijim për problemet i tangon nxënësit dhe studentët!
Ndërsa anëtari i kryesisë së Unioni Studentor Shqiptar Hamzi İbraimi deklaroi se edhe pse ky projekt është vazhdimësi e aktiviteteve që ata realizuam në vitet e kaluara, por kësi aktiviteti me këtë llojë tematike jemi duke realizuar për herë të parë duke prekur çështjet e “Ndikimeve të shteteve të huaja në aspektin arsimor në Maqedonin e Veriut” Duke pas parasysh ne kemi dy universitete nga vendet e huaja. Për shembull, IBU (Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit) është një projekt i shtetit turk, dhe duke marur shembull këtë Univeristet ku çdo studenti i’u mundësohet të marë 500 bursa dhe ky Universitet ju mundëson kushte jashtë zakonisht të mira dhe profesionale. Njëkohësisht e kemi edhe Universitetin e Evropës Juglindore ku edhe ky universitet mundëson kushtë shumë të përshtatshme dhe arsim cilësor. Ndërsa nëse i shohim Universitet Shtetërore aty mundemi të gjejmi ndërhyrjen e politkës, diskriminimi që i bëhet studentëve nga ana e profesorëve e kështu me radhë.
Unioni Studentor Shqiptar është themeluar më 30 maj 2012 nga studentët Shqipëtarë të Maqedonisë së Veriut për një arsye të vetme që të jetë Zëri i Studentit!.