Në vazhdën e vizitave të shkollave të mesme, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup prezantoi ofertën studimore pranë maturantëve të shkollës së mesme ”Vllado Tasevski” në Shkup.
Ekipi vizitës promovuese ishin Profesorët: Olivera Petroska, Musah Fejzullov, Monika Lutovska si dhe Blerant Ramadani ku maturantëve i’u ofrua mirëseardhje në sfidat e tyre akademike duke prezantuar pesë Fakultetet pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, atë: Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Teknike, Fakulteti i Shkencave Teknologjike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, ndërsa punon konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.
Pasi që kjo shkollë në programet e mësimnxënies përmban drejtime teknike profesorët e UNT-së elaborim të veçantë iu kushtuan përputhjeve të drejtimeve të tyre duke i adresuar edhe mbi Fakultetin e Shkencave Teknike me drejtimet e ndryshme të sigurta në tregun e punës dhe atë: Elektroenergjetike dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, Dizajn i qëndrueshëm në inxhinierinë makinerike, Inxhinierinë e Transportit dhe komunikacionit, Dogana shpedicion dhe sigurime, Ekonomi e zbatuar dhe ndërmarrësi dhe të tjera.