Maturantët e shkëlqyeshëm që do të përzgjedhin të studiojnë pranë Fakultetit të Shkencave Informatike në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup gjatë vitit akademik 2022/20023 do të përfitojnë bursë 100%. Maturantët me sukses mes notës 4.00-4.99, 50 për qind bursë.
Këto bursa u mundësuan nga bashkëpunimi mes UNT-së dhe Agjencisë për Komunikime Elektronike, e cila donoi 1 milion denarë në përkrahje të studentëve të ardhshëm.
Grupet e studentëve të cilët do të kenë të drejtë për stipendion nga Agjencia e Komunikimeve Elektronike zbatuar nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup vijon dhe atë:
Grupi 1 – Studenti potencial të përshkruan suksesin e tij dhe atë
• Studentët potencial me nota mesatare 5.00 do të kenë mbulim studimor 100%
• Studentët potencial me nota mesatare 4.00 – 4.99 do të kenë mbulim 50%.
Grupi 2 – Studentët nga viti II, III, dhe IV
• Mbështetja financiare do të bazohet nga mesatarja e notave edhe atë 9.50 – 10.00 dhe më poshtë.
Për informata të detajuara të interesuarit duhet të paraqiten tek Zyra për shërbime studentore.
Schoolture.info