Sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore u bë hapja e qendrës së parë nacionale të aftësive të së ardhmes #SkillsNext, në Maqedoninë e Veriut. Shtyllat kryesore të kësaj qendre janë sigurimi i formave fleksibile të trajnimit për të adresuar ndryshimet që vijnë në industritë tradicionale dhe përhapjen e njohurive dhe informatave për teknologjitë specifike në Maqedoninë e Veriut, shkruan Portalb.mk.
Përfaqësuesi i UNDP, Armen Grigorjan tha që rrjeti i zhvillimit global i Kombeve të Bashkuara bën avokimin për ndryshim dhe lidh palët e ndryshme me njohuritë, përvojat dhe ndryshimet që do tu ndihmojnë njerëzve dhe bashkësive për të ndërtuar një jetë më të mirë.
“Zhvillimi i aftësive është një fushë inkurajuese për të gjeneruar punë të qëndrueshme dhe konkurrente në mjedisin afarist. Koncepti SkillsNext është njën qendër inspirimi. mësimi dhe veprimi, një shtëpi që do të jetë nikoqire e zgjidhjeve inovative dhe një sërë ngjarjesh dhe përvojash. Në këtë kohë SkillsNext do ndihmojë që të rritet krijimi i punëve më cilësore në shtet dhe do të ris produktivitetin në sektorin privat.” tha Armen Grigorjan.
Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçëll Gallouej potencoi se për momentin në Gllasgou po mbahet konferenca e OKB-së për ndryshimet klimatike ku tema e sotme atje është energjia.
“Derisa flasim për zhvillim të qëndrueshëm, dëshiroj të flas për industrinë e ndërtimit dhe ndryshimet klimatike. E dimë se mjedisi i ndërtuar është i lidhur me ndryshimet klimatike. Shpresoj që kjo qendër të ushqejë objektivat e metodave të ndërtimit që do të jenë të qëndrueshme duke u nisur nga “Building information modeling” që ka dëshmuar të zvogëlojë harxhimet, mbeturinat dhe optimizmin e ndërtimeve në mënyrë racionale. Gjithashtu përdorimi i teknologjive për të paraparë dhe planifikuar shfrytëzimin e energjisë.” tha Rejçëll Gallouei.
Drejtori i Fondit për Inovacion dhe zhvillim teknologjik Kosta Petrov tha se interesat dhe fokusi i Fondit për Inovaciondhe UNDP shkon në drejtim të njëjtë tani kësaj radhe me qendrën “SkillsNExt” ku përsëri ka tre sektorë në të cilët do të fokusohen, sektori i ndërtimtarisë. tekstilit dhe efikasitetit energjetik.
“Jam i bindur se emrat e këtyre personave të cilët do të punojnë në këtë drejtim do t’i lexojmë së bashku me emrat botëror të arritur në këtë fushë.” tha Kosta Petrov.
Ndërkaq rektori i UEJL, Albdylmenaf Bexheti tha se ky projekt vazhdon të jetë në vazhdën e projekteve të laboratorëve për mësim praktik.
“ Ne kemi nevojë për sa më shumë që të mundemi për të detyruar këtë lloj projektesh siç po përpiqemi të bëjmë. Mendoj se ky projekt në trajnimet aplikative posaçërisht në sektorin e ndërtimtarisë, bujqësisë, energjetikës, tekstilit janë më të rëndësishmit, sepse ato përbëjnë rreth gjysmën e strukturës sonë të PBB-së (GDP). Mendimi kritik, ti mësojmë studentët si të mendojnë, si të zgjidhin dhe si të veprojnë në mënyrë kreative janë e ardhmja jonë.” tha Abdylmenaf Bexheti.
Ndryshe #NextSkills është projekti i tretë i kësaj natyre të cilat UEJL i realizon për trajnimin e të rinjve, pas Klinikës Juridike “Pro Bona” dhe Qendrës së Burimeve Rinore Ican në Gostivar.