TV21/ Mbi 27 mijë mësimdhënës presin rritje të pagës! 15 vite nuk u është zgjidhur statusi për t’i shfrytëzuar për zgjedhje

Përderisa mbi 27 mijë mësimdhënës presin rritje të pagave, VMRO-DPMNE dhe LSDM edhe sot vazhduan me akuza të ndërsjella. Që të dy partitë thonë se “pala tjetër” nuk dëshiron të bisedojë. Është e dukshme se problem nuk është rritja e pagave, por punësimi, përkatësisht zgjidhja e statusit të të punësuarve. Opozita vlerëson se LSDM dëshiron të shfrytëzojë Ligjin për punësim të kuadrove të tyre partiake. Nëse LSDM me të vërtetë ka për qëllim që t’i rrit pagat e të punësuarve në arsim do të mbështeste amendamentin tonë – thonë nga VMRO-DPMNE.

“Është shumë e qartë se me këtë Ligj nuk do të rriten pagat e të punësuarve. Për mbrojtjen e të drejtave e gjithë të punësuarve ne si deputet të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni kemi parashtruar amendament me të cilin parashihej shuma e koeficientit dhe vlera e marrëveshjes kolektive në gjithë nivelet dhe sferat që të harmonizohet me rritjen e pagës minimale”, tha deputetja Beti Stamenokosa nga VMRO-DPMNE.

Me miratimin e Ligjit për pagë minimale dhe Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional do të ketë rritje shtesë të pagave të mbi 27 mijë mësimdhënësve në shkollat fillore dhe të mesme paralelisht me rritjen e pagës minimale, thonë nga LSDM.
Të rëndësishme janë ndryshimet e Ligjit për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesional në shkollat fillore dhe të mesme që VMRO-DPMNE gjithë vitin po i bllokon në procedurë parlamentare”, tha deputetja Sanella Shkriel nga LSDM. /TV21/