Prej sot nis aplikimi për subvencionim të vakteve studentore, shkruan Alsat. Me këtë masë, Qeveria do të ndajë 2.400 denarë për nëntë muaj për çdo student.
Sipas njoftimit të MASH-it, për këtë program mund të aplikojnë të gjithë studentët, shtetas të Maqedonases së Veriut, që vijojnë studimet e rregullta në universitetet private dhe shtetërore në vend.
Studentët për të aplikuar për subvencionimin e ushqimit duhet të mos jenë në punë të rregullt; të mos jenë të regjistruar si fermerë individualë dhe të mos kenë të ardhura mujore në çfarëdo baze më të larta se paga minimale neto.