Të premten në mesditë, në Komisionin amë për arsim, shkencë dhe sport, është caktuar debati publik për projekt-konceptin për arsim fillor. Ministrja Milla Carovska sot deklaroi se atje do të sublimohen të gjitha qëndrimet, do të paraqiten të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet të cilat kanë mbërritur në MASH që të konfirmohet çfarë është konstruktive dhe e pranueshme dhe të avancohet koncepti.
“Në debat do të shprehen ndoshta qëndrime të kundërta dhe do të dalim në opinion çfarë përfundimisht është pranuar, që nuk është nga vërejtjet, dhe mendoj se bashkërisht do të marrin qëndrim lidhur me këtë çështje. Më tej tashmë po hyjmë në një fazë të miratimit dhe përgatitjes së programeve mësimore të cilat janë më të rëndësishme, sepse koncepti është vetëm nj[ hap i parë”, theksoi Carovska.
Përmes postës elektronike deri në MASH, deri në afatin (20 janar) kanë mbërritur 30 propozime për projekt-konceptin, pastaj ka pasur edhe të tjera shtesë dhe të gjitha, tha ajo, i shqyrtojnë dhe i pranojnë derisa zgjat debati me të gjitha palët e prekura në këtë proces.
Lidhur me maturën shtetërore, për të cilën Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kërkon mbështetje nga deputetët në Kuvend për ndryshime në Ligjin për arsim të mesëm me të cilat do të mundësohet kërkesa e tyre për shkurtim të lëndëve prej katër në dy, ministrja u përgjigj se ligji është i qartë dhe për këtë gjeneratë matura shtetërore do të zbatohet sipas konceptit aktual.
“Nuk shoh se si nuk do ta respektonim ligjin kur as nuk kemi gjendje të jashtëzakonshme, as kemi mundësi në seanca qeveritare të marrim vendime të këtilla. Ligji është i qartë dhe decid për zbatimin e maturës shtetërore sepse kjo është kusht për regjistrim në arsim të lartë. Të gjithë të cilët nuk duan ta japin maturën shtetërore, mund të japin maturë shkollore me dy lëndë dhe mund të japin provim profesional në shkollat profesionale, dhe në këtë mënyrë ta përmbyllin arsimin e tyre të mesëm. Kjo është e detyrueshme në shtetin tonë, ndërsa matura shtetërore është zgjedhje”, theksoi Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Gjimnazin Matematiko-Natyror.
Lidhur me pohimin se mësimi ende është në kushte të njëjta (onlajn) si dhe për maturantët e vitit të kaluar, të cilët u liruan nga matura shtetërore, Carovska u përgjigj se sivjet mësimi në vazhdimësi po zhvillohet me komunikim të dyanshëm midis mësimdhënësve dhe nxënësve dhe gjysmëvjetori i parë ka përfunduar me sukses.
Theksoi se MASH-i ka detyrim ta realizojë të drejtën e mbi 14 mijë maturantëve të cilët dua ta japin maturën shtetërore dhe në afatin ligjor i kanë paraqitur lëndët për të cilat do të testohen. Në mënyrë retroaktive, proceset, tha, nuk mund të kthehen, por MASH-i punon në një koncept të ri për maturën shtetërore për gjeneratën e ardhshme dhe për përgatitja e saj do t’i harmonizojë qëndrimet së bashku me Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme.
Ministrja Carovska sot e vizitoi Gjimnazin Shtetëror Matematiko-Informatik, shkollën e mesme të re në Shkup ku filloi të punojë nga shtatori, me rastin e pajisjes së laboratorit me kompjuterë të donuara nga “Uni Bank”, që do t’u ndihmojë nxënësve në përvetësimin e njohurive dhe aftësive në fushën e matematikës, informatikës de fizikës.