Njohja dhe shfrytëzimi i të gjitha resurseve të mundshme në dispozicion për promovimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishte temë e diskutimit sot në takimin e parë të punës së ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe kryetarit të Këshilli Nacional për Arsimin e Lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore, Todor Serafimovski.
Në takim Shaqiri dhe Serafimovski biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm tashmë të vendosur mes MASH dhe Këshillit, me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira në funksionimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Ministri Shaqiri theksoi në takim se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme t’i ofrojë mbështetje të parezervë Këshillit Nacional për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, sepse është i një rëndësie të madhe dhe sepse anëtarët e tij punojnë për sigurimin, vlerësimin, zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe veprimtarinë kërkimore-shkencore në vend dhe vënien e tyre të plotë në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj.
Këshilli Kombëtar ka detyrimin të informojë një herë në vit Kuvendin dhe Qeverinë për masat e propozuara, vendimet dhe rekomandimet e dhëna prej tij për përmirësimin e veprimtarisë së arsimit të lartë. I njejti themelohet në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe përbëhet nga 15 anëtarë – 12 profesorë, dhe nga një anëtar nga ASHAM, komuniteti i biznesit dhe studentët.
Schoolture.info