Të enjten, më 09.03.2023, në galerinë e Qendrës Kulturore Rinore (QKR), me fillim nga ora 18:30, do të hapet ekspozita studentore nga Fakulteti i Artit dhe Dizajnit te Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Shkup. Në galerinë e Qendrës Kulturore Rinore, vizitorët do të kenë mundësinë të shohin punimet e studentëve të realizuara në media tradicionale dhe dixhitale si pjesë e detyrave të punës së Fakultetit të Artit dhe Dizajnit. Ekspozita shënon bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe kontributin e tyre në edukimin kulturor dhe social të të rinjve, si dhe prezanton Fakultetin e Artit dhe Dizajnit, Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik për një audiencë më të gjerë. Ajo do të jetë e hapur deri më 15 mars 2023. Prezantimi i punimeve të studentëve para publikut të gjerë do të tregojë aftësitë e tyre krijuese, inovative dhe artistike në korrelacion me bashkëpunimin e rëndësishëm me Qendren Kulturore Rinore bashkepunim ky i cili ka një shtysë të konsiderueshme për bashkëpunim të mëtejshëm kulturor.
Kjo nismë mbështet artistët dhe dizajnerët e rinj që të vazhdojnë të ndërtojnë idetë e tyre krijuese, si dhe një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të takojnë një audiencë dhe kritikë jashtë procesit arsimor. Kjo u jep atyre një praktikë reale dhe një ndërveprim më të ngushtë me profesionin e tyre të ardhshëm. Qendra Kulturore Rinore ka përfaqësuar gjithmonë një hapësirë për stimulimin e audiencës së re, e cila ka një rëndësi të madhe për formimin dhe ndikimin e zhvillimit kulturor në shoqëri.