Gjithnjë e më pak nxënës të klasës së parë regjistrohen në shkollat fillore të Strugës. Sivjet numri i tyre është për 30 më pak se vitin e kaluar dhe arrin në 542. Por, krahasuar me vitin 2019, kur kishte 613 nxënës të klasës së parë, këtë vit numri është më i ulët për 71, ose gati 4 klasa më pak. Në fshatrat Xhepin dhe Poum ka vetëm nga një nxënës të regjistruar në klasën e parë. Një numër i vogël nxënësish regjistrohen në klasën e parë në shkollën e Koroshishtës.
Jusufi thotë se gjithçka që kanë bërë deri më tani në shkollën fillore Ekrem Jakupi në Koroshishtë, e cila është e para në gjuhën shqipe në rajonin e Strugës, është bërë me ndihmën e vendasve dhe mërgimtarëve nga jashtë, pa ndihmën e komunës dhe Ministrisë së Arsimit, edhe pse kanë paraqitur disa herë kërkesa të tilla, tha Zini Jusufi, udhëheqës i SHF në F. Koroshishtë.
Nga Aleanca për Shqiptarët akuzuan sot pushtetin lokal në Strugë se nuk ka bërë asnjë investim kapital për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies, deklaroi Zini Jusufi, udhëheqës i SHF në F. Koroshishtë.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga kryetari Merko dhe këshilltarët e tij që paratë e drekave t’i realokojë për krijimin e fondit për nxënës të shkëlqyeshëm dhe shembullorë dhe mësimdhënës, dhe çdo nxënës i klasës së parë të ndihmohet me 2000 denarë, Lulzim Nasufi-kryetar i ASH-së në Strugë
Pyetëm në komunën e Strugës nëse dhe në cilat shkolla kanë investuar në periudhën e kaluar, dhe si i komentojnë akuzat e Aleancës, por për këtë nuk morëm përgjigje. /Alsat.mk