Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se në shkolla ende nuk ka mbaruar procesi i skriningut dhe se është duke u zhvilluar edhe më tej.
“Informacionet iniciale tregojnë se nga 800 të testuar vetëm 8 kanë dalë pozitiv”, tha Memedoviq,
Zllate Memdoviq tha se jemi në fazën kur presim se do të stabilizohet gjendja epidemiologjike në vend.
“Ende jemi në transmision të gjërë në nivel lokal dhe se shfuqizimi i masave, përfshirë edhe certifikatave mund të sjellë përkeqësimin e gjendjes, mbushjen e spitaleve”, u shpreh Mehmedoviq.
Komisioni ka propozuar dy masa, njëra është shfuqizimin e testit negativ ose testit PCR gjatë daljes nga vendi ynë.
Masa e dytë është për gratë shtatzëna, të hiqet lirimi nga puna, dhe rekomandohet që ata të vaksinohen.
Schoolture.info