Pas disa muajve me denoncime të rregullta për “bomba”, disa ditë me radhë mësimi nëpër shkolla zhvillohet pa probleme, njofton KlanM. Nëse ka alarme për “bomba” nëpër shkolla, opinioni nuk do të njoftohet, nëse për këtë vendosin ekspertët. Kjo është një nga protokollet e reja që I vendosi MPB-ja, me qëllim që panika dhe nervoza të jenë minimale.
Alarmet për “bomba” vazhdojnë të jenë temë e përplasjeve partiake.
Socialdemokratët, sic njofton KlanM, thonë se VMRO-DPMNE-ja po hesht për obstruksionet dhe rolin e tyre në alarmet e rreme për “bomba”.
“Me thirrje për mosrespektim të protokolleve të reja nga ana e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, kjo parti pengon punën e institucioneve në zbatimin e masave. Me këtë sjellje, VMRO-DPMNE qëndron pas sulmeve hibride, qëllimi i të cilëve është shkaktimi i pasigurisë, tensioneve, mosbesimit dhe frikës tek qytetarët” – thonë nga LSDM.
VMRO-DPMNE nuk hesht dhe nuk bën thirrje që të rrotulloni numrin 192 dhe ta pyesni Spasovskin se cfarë është duke bërë, përvec se kur nuk i mbron narko-trafikantët dhe dilerët – përgjigjen nga VMRO-DPMNE-ja
“Turp për Qeverinë që me muaj nuk mund të zbulojë se kush qëndron pas alarmeve të rreme për “bomba” dhe ta parandalojë këtë akt që shkakton pasiguri tek qytetarët. Përse MPB-ja nuk reagon dhe nuk i ndaloi alarmet për “bomba” dhe nëse me vetëdije le hapësirë për përhapjen e panikës? A thua vallë Spasovski hesht me vetëdije për të ndikuar në kaos më të madh, ku kriminelët të mund të veprojnë?” – thonë nga VMRO-DPMNE.
Shkollat kanë marrë udhëzimet e reja për t`u përballur me alarmet për “bomba” dhe ka nis zbatimi i tyre. Por, çfarë përmban ky udhëzim dhe si duhet të veprohet zyrtarisht nuk bëhet e ditur.
Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, kohë më parë zbuloi se kërcënimet për “bomba”, kishin mbërritur nga adresa elektronike në Iran dhe Rusi, kurse pagesat e shërbimeve VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve. /KlanMacedonia/