Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup, gjatë ditës së sotme, me sukses temën e magjistraturës e ka mbrojtur studenti Sinan Ismaili.
Ismaili ka magjistruar në degën e shkencave ekonomike, ndërsa ka mbrojtur temën me titull: Ndikimi i investimeve të huaja direkte ne rritjen ekonomike-rasti i vendeve të Ballkanit Perëndimor (panel model)”!
Vlen të theksohet se ai është zgjedhur edhe studenti më i dalluar në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij”.
Shkollimin e mesëm Sinan Ismaili e ka përfunduar në Shkollën e Mesme Ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup, ku edhe atje ka qenë njëri ndër nxënësit më të dalluar, e që edhe në ditët e sodit përmendet si shembull ndër mësimdhënësit tek gjeneratat e reja.