SHPALLJA/ Do të ndahen bursa për 150 nxënës me aftësi të kufizuar të regjistruar në klasën e parë

Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” bashkë me Shoqatën për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Gjithëpërfshirëse “Inkluziva” dhe Shoqatën për Ofrim të Shërbimeve Personave me Aftësi të Kufizuar “Handimak” e realizon Projektin “Bëhu IN, Bëhu Inkluziv, Bëhu i Gjithëpërfshirë”, në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, dhe me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Projekti ka për qëllim të sigurojë përfshirje të plotë dhe të barabartë të fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkollat e rregullta fillore të cilat rriten në mjedise të sigurta që janë të hapura dhe me qasje për të gjithë fëmijët si dhe të angazhuara për të siguruar edukim cilësor për fëmijët me nevoja të ndryshme arsimore. 

Një nga aktivitetet kryesore të Projektit është ndarja e bursave për fëmijët me aftësi të kufizuara, qëllimi i të cilit është mbështetja e familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara në tejkalimin e kostove që lidhen me arsimimin e tyre, materialet shkollore, pajisjet e specializuara, aktivitetet jashtëshkollore, asistentët për ndihme/arsim, harxhimet për terapi, harxhime transporti dhe nevoja tjera specifike të ngjashme, dhe në të njëjtën kohë të mbështesë procesin e regjistrimit proaktiv dhe të intensifikuar të nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat ​​e rregullta. 

Gjatë vitit shkollor 2020/2021, projekti siguroi 322 bursa për fëmijë me aftësi të kufizuara të cilët ndoqën mësimin rregullisht. Projekti do të vazhdojë të mbështesë këta bursistë por edhe do të mundësojë bursa shtesë për 150 nxënës me aftësi të kufizuara të regjistruar në klasën e parë të vitit shkollor 2021/2022 e që i plotësojnë kriteret e shënuara më poshtë. Shuma e bursës mujore do të jetë 50 Eur në kundërvlerë të denarit dhe e njejta do të ndahet për 10 muaj, nga Shtatori i vitit 2021 deri në Qershor të vitit 2022. Mbajtja e bursës për vitin e ardhshëm shkollor varet nga rregullsia e nxënësit në shkollë dhe kalimi i suksesshëm në klasën tjetër, për çka shfrytëzuesit do të duhet të dorëzojnë lista evidentuese për mbarimin e suksesshëm të tremujorit, gjysëmvjetorit dhe fundvitit shkollor.   

Kushtet për aplikim, mënyrën e aplikimit, rezultatet dhe të gjitha detajet rreth shpalljes mund t’i merrni duke klikuar KËTU