Shkollat sërish cak i denoncimeve për bomba

Raportimet për bomba të vendosura kanë mbërritur sot në mëngjes, përveç Ministrisë së Punëve të Jashtme, edhe në Qendrën Tregtare të qytetit dhe disa shkollave të mesme në Shkup.

Raportime për mjete shpërthyese të vendosura kanë mbërritur në QTSH, gjimnazet “Josip Broz-Tito”, “Orce Nikollov” dhe “Nikolla Karev”.

Ekipet e MPB-së tashmë janë në terren dhe kanë ndërmarr aktivitete për kontrollin e objekteve.

Krahas raportimeve anonime për bomba të vendosura në shkollat ​​e mesme dhe fillore, javën e kaluar ka pasur edhe kërcënime me bomba në institucione dhe qendra tregtare.