SHKOLLA NË VIZEBEG/ Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e shkollës fillore për 500 nxënës

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës sot filloi procesin e ndërtimit të shkollës fillore tërësisht të re në vendbanimin Vizbeg në Komunën e Butelit me kapacitet prej mbi 500 nxënës. Me ndërtimin e këtij objekti bashkëkohorë shkollor, i cili përfshin hapësirë ​​për rekreacion dhe sport, plotësohen nevojat dhe kërkesat afatgjata të banorëve të këtij  vendbanimi. Me ndërtimin e shkollës së re do të plotësohen  nevojat për zhvillim ekonomik të kësaj pjese të qytetit.

Kontrata e lidhur për punët ndërtimore të  objektit është në vlerë prej 106.590.812,00 denarë me TVSH, ndërsa afati për realizimin e kontratës parashihet të jetë 18 muaj. Sipërfaqja e përgjithshme e parcelës ndërtimore është 12029 m2.

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me shpejtësi investon  në modernizimin e sistemit arsimor dhe arsimin cilësor për çdo fëmijë.

Gjatë periudhës së kaluar, përveç objekteve të reja, renovimit dhe rehabilitimit të objekteve ekzistuese, për të cilat në vitin 2021 ishin paraparë 1 miliard denarë, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka investuar në planprograme të reja, pajisje, mjete mësimore dhe mjete mësimore ndihmëse si dhe 260 kabinete të reja  për shkencat  natyrore.

Me këto investime bëjmë transformimin e sistemit arsimor kombëtar përmes të cilit inkurajojmë potencialin e plotë të çdo nxënësi. Gjithashtu investojmë në promovimin e kuadrit mësimor, i cili është çelësi i arsimit cilësor, për të cilin ofrohet trajnim dhe mbështetje e vazhdueshme.

Schoolture.info