Shkolla e re shndërrohet në stallë për bagëtitë

Shembet çatia në shkollën fillore në Paniçar, rrezikon të bjerë muri

“Mirdita? A u lodhët? Po. Përditë vini kështu? Po. A e keni rëndë? Po.”

Nxënësit e shkollës Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar të Komunës së Sarajit janë nisur për në shkollë por me frikë se muri i shkollës mund të bie, ashtu sikur para disa javevë kur ra çatia e shkollës.

“Në shkollën fillore Ibe Palikuqi në fshatin Paniçar para disa javëvë është shembur kulmi i kësaj shkolle, nëdrsa tash rrezikohet që edhe muri këtu jashtë të shembet”, thotë gazetarja Arbana Q. Klimenta.

E nga ana tjetër edhe pse para 1 viti ka filluar ndërtimi i shkollës së re në hyrje të fshatit, punimet kanë ndaluar. Shkolla e re është shnderruar në stallë për bagëti.

“Kanë hyrë dhentë kur fshatarët i lëshojnë, kanë hyrë brenda nxehtë ka qenë. Ka një vit që e kanë ndërtu, por do ta mbarojnë shkollën, kanë premtu që do ta ndërtojnë, por sa kohë nuk dihet”, thotë një banor i fshatit.

Drejtori i kësaj shkollës Lulzim Mustafa nuk deshi të japë deklaratë pasi që ka vetëm katër muaj që është në këtë funskionin. Por tha se deri në shtator do të kyhen punimet, ndërsa nxënësit do të fillojnë vitin shkollor në shkollën e re.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri nuk kishte informacion se përse janë ndërprere punimet e shkollës.

“Do t’i grumbulloj informacionet, tash nuk e kam informacionin a është rregullimi teknik i dokumentacionit a është numri i nxënësve që duhet të ketë në atë objekt të shkollës, por në të ardhmen do t’i grumbulloj të gjithë të dhënat”, deklaroi ministri Shaqiri.

Ndëryshe në shkollën ndjekin mësim 28 nxënës me paralele të kombinuara. Rrugën për të arritur në shkollë për nxënësit është një sfidë në vetë, veçanarisht kur bie borë apo shi./KlanMacedonia

Përgatiti: Arbana Q. Klimenta /Klan Maqedoni