Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg është hapur laboratori për hulumtime shkencore dhe kënd për fëmijë. Ky i fundit do të përdoret për fëmijët e ciklit të ulët si dhe fëmijët, prindërit e të cilëve janë të angazhuar me punë po në këtë shkollë. Përveç lodrave për fëmijë, në këtë kënd do të zhvillohen aktivitete të arsimit fizik, arsimit figurativ dhe atë muzikor.
Poashtu do ta shfrytëzojnë edhe mësimdhënësit të cilët janë të punësuar dhe kanë fëmijët e tyre, mund ti marrin këtu dhe ti lënë në kopsht. Ato, mandej mund të mbajnë mësimin, ashtu është edhe sipas ligjit, tu krijojmë kushte për punë – deklaroi Fadil Murtezani, drejtor i Sh.f “25 Maji”.
Mësimdhënësit e lëndëve të shkencave natyrore mirëpritën hapjen e laboratorisë. Sipas tyre, kjo do të ndihmojë në zbulimin e talenteve të rinj në këtë fushë.
Do ti bëjmë përgatitjet fillimisht për garat ku edhe jemi shumë aktiv kohën e fundit, qëndrojmë çdo herë në tre vendet e para. Më e rëndësishme, do të marrim grupin që i kemi për çdo vjet, që I kemi quajtur shkencëtarët e rinj të kimisë, fizikës, biologjisë po edhe të lëndve tjera që do të na bashkëngjiten. Do t’i marrim këtu, ushtrojmë eksperimentet pa na penguar askush – deklaroi Alajdin Imeri, mësimdhënës.
Realizimi i dy projekteve të lartpërmendura u financua nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle, komuna Gazi Babë, Ambasada e Gjermanisë dhe biznesmen të shumtë. /Alsat/