Më së voni deri nesër do të dihet fati i 13 nxënësve të shkollës Njegosh në Idrizovë të Komunës së Gazi Babës. Hapësira për të ndjekur mësim në këtë shkollë ka por pritet vetëm vendim i komunës. E kryetari i Komunës thotë që nuk ka kushtë për paralele shtesë edhe pse Inspektorati i Arsimit ka konstatuar se ka hapësirë për këtë. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thotë se zgjidhja afat shkurte është e patjetërsueshme përderisa të ndërtohet shkolla së re në Idrizovë.
“Afati do të jetë sot ose nësër. Duhet edhe një konsultim me prindërit që po e bojkotojnë mësimin. Brenda javës do tua japin obligimet dhe detyrimet që dalin për shkollën, ministrin dhe komunën. Obligimet dhe detyrimet do t’i ndajmë por dua paraprikisht t’i ndaj me prindërit pastaj t’i ndaj me juve. Në qoftë se nuk përfillet asgjë atëherë do të marrim person përgjegjës që do ta zbatojë ligjin. Edhe pse nga njëra palë është paralajmëruar protesta në qoftë se realizohet kërkesa e paraleles, por çdokush ka të drejtë demokratike për ta bërë” – deklaroi ministri Jeton Shaqiri.
Përderisa në disa shkolla përmes USAID po zbatohet mësimi në shqip dhe maqedonishit në një klasë, në shkollën “Njegosh” në Idrizovë nuk mund të hapet një paralele prej klasës së pestë deri në të nëntën që nxënësit të ndjekin mësim. /KlanMacedonia/