Platforma për mësim nga distanca do të jetë zgjidhja nga 1 Tetori për procesin edukativ-arsimor, edhe pse mësimdhënësit thonë që kanë probleme teknike të cilat komplikojnë punën e tyre. Drejtori Riza Etemi thotë se vështirësi paraqiten tek mosha e tretë e mësimdhënësve.
“Paisja me paisje elektoronike qoftë tablet apo laptop apo me internet është pak e vështirë e gjithë teknologjia që duhet përdorur për mësim onlinë është pak më moderne. 03.21 Kemi pasur probleme serioze me arsimtarë që janë para pensionit për ta zhvilluar mësimin online , fatmirësisht kanë pasur të afërm që ju kanë ndihuar përndryshe nuk do ishte I mundur mesimi online”. –thotë Drejtori i SHFK “Bratsvo-Migjeni” Riza Etemi.
Janë adresuar shumë ankesa në lidhje më rrjetin jo stabil të internetit gjë që pamundeson kycjen e mësimdhënësve në platformë qofte edhe gjate trajnimit nëpër shkolla. Ahmed Qazimi nga zyra për arsim në Komunën e Tetovës siguron se në cdo klasë ka kompjuterë.
“Ne si komunë sigurojmë se cdo klasë është e paisur me kompjuter me rrjet të internetit me kamerë dhe të gjithë mësimdhënësit në kohë reale nga shkolla në klasë do mund të realizojnë procesin edukativo-arsimor. 07.08- Rrjeti I internetit është I përforcuar në shumicën e shkollave jemi në komunikim edhe me pushtetin qëndror por edhe me kompani që bëjnë shpërndarjen e internetit nëpër institucione që të rritet kapacitetit”. thotë Ahmed Qazimi nga zyra për arsim.
Ndërkaq master trajnuesi për mësimdhënësit shqiptarë është optimist në përkushtimin e mësimdhënësve në këtë platformë sepse sipas tij, kjo metodë është e re dhe nuk do mundet të përvetësohet shpejtë por është i rëndësishëm procesi në të cilën do kalohet.
“E vërtëtë është skepticizmi ka qëndruar, edhe te ne që jemi tani si master trajnues. Por pas trajnimeve që I patëm pamë që është zgjidhje.Është e vertët që jo të gjithë i kanë aftësitë digjitale por neve ma tepër na brengosë cështja e infrastrukturës teknike nëpër shkolla për mësim në distancë. Mësimdhënësit nëse nuk munden këtë ta përvetësojnë për një javë apo dy javë , por kjo do të jetë një process ajo dihet që 100 % nuk do munden ta përvetësojnë”. – tha Satki Ismaili , Master trajnues i Platformës.
Deri më tani thuhet se janë trajuar mbi 1300 mësimdhënës të cilët do të pasojnë trajnimin tek 23 mijë mësimdhënësit tjerë./KlanMacedonia