Semestri i dytë fillon me datë 21 janar, nuk ka ndryshime

Përkundër vonesës së fillimit të vitit akademik 2020-2021, pushimet dimërore do të jenë në datat e njëjta si vitet akademike të kaluara, gjegjësisht, nga data 31 dhjetor deri më 20 janar që i bije se me datë 21 janar do të filloje semestri i dytë, këtë e konfirmoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, shkruan Portalb.mk.

Carovska gjatë një vizite në Manastir sot theksoi se aktualisht, deri me datë 20 nëntor të këtij viti mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut, qoftë ata që zhvillojnë mësimin online apo me prezencë fizike, po notojnë nxënësit.

“Këtë periudhë, deri me datë 20 nëntor do të përfundoje tremujori i parë dhe do të formohen notat e para, ndërsa deri në fund të këtij viti do të përfundojnë notat për semestrin e parë” theksoi Mila Carvoska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Ndërkaq, në lidhje me periudhën e pushimeve dimërore dhe fillimit të semestrit të dytë, Carovska informoi se përkundër nisjes së mësimit me vonesë, nuk na ndryshime në këtë.

“Semestri i dytë do të filloje me datë 21 janar” tha Carovska.