Përfaqësuesja e SASHK, sot tha se edhe pas refuzimit të ofertës së Qeverisë përsëri presin që edhe më tej të vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave.
E pyetur për kërkesën e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, që drejtorët e shkollave të organizojnë mësim për nxënësit, ajo tha se ata e kanë obligim ligjorë që të gjejnë zëvendës mësues përderisa mësimdhënësit e rregullt janë në grevë.
“Parasëgjthash dyert nuk kanë qenë asnjëherë të mbyllura, kanë qenë të hapura, por nxënësit nuk vijnë, mësimdhënësit edhe sot janë në vendet e tyre të punës, por megjithatë janë në grevë, domethënë se greva vazhdon, nuk ka ndërprerje. Njësoj si në ditët e kaluara ashtu edhe sot greva zhvillohet. Drejtorët e shkollave kanë urdhër nga ministria dhe duhet të veprojnë ashtu siç i ka urdhëruar ministria, dhe ajo është të organizojnë mësim, që është detyrim i drejtorëve të organizojë mësim, domthënë kërkohen zëvendës mësues përderisa ka, dhe në këtë mënyrë do të zëvendësohen edhe orët e humbura. Sa i referohet dialogut social, presim të vazhdojë edhe më tej, megjithatë duhet të marrim ftesa nga partneri jonë social”, kanë thënë nga SASHK.