Kryetari I SASHK-ut, Jakim Nedelkov sot në konferencë për media tha se Këshilli i SASHK-ut ka vendosur që të ndërpret grevën.
Ai tha se Këshilli ka diskutuar në lidhje me njoftimin e marrë nga MASH, pas çka janë konsultuar me juristë në lidhje me zgjidhje paqësore të kontesteve.
“Këshilli i SASHK-ut dhe SASHK janë legalist dhe janë për respektim të ligjeve, duke u nisur nga kjo, një pjesë e normave thonë se përderisa zgjat periudha e pajtimit dhe zgjidhjes së kontesteve mes dy palëve që kundërshtojnë njëri tjetrin, nëse ka grevë, atëherë i njëjti ndërpritet”, tha Nedellkov.
Nedellkov tha se shpresojnë që do të arrijnë marrëveshje me Qeverinë, dhe se nuk do të duhet që përsëri të aktivizohet greva.
“Jemi të bindur se edhe rrogat do të rritet aq sa kërkojmë dhe janë mundësit, pagesat gjatë kohës së grevës nuk do të shkurtohet, marrëveshjet kolektive do të nënshkruhen për arsimin fillor dhe të mesme dhe përfitimet që i takojnë si dhe dinamikën e rritjes së rrogës”, tha Nedellkovski.
Ai tha se që nga dita e nesërme nxënësit do të kthehen në shkolla.