RROGA E MËSIMDHËNËSVE/ SASHK kërcënon me grevë ose protesta!

Kryetari i Sindikatës  së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Jakim Nedellkov,  paralajmëron  protestë masive dhe grevë të përgjithshme në arsim!

Nedelkov deklaron  se kërkesat e tyre nuk u shpërfillen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për rritje të pagave në arsim, kërkesë që erdh  pas rritjes së pagës minimale në 18 mijë denarë.

 “Këshilli i SAShK-ut do të diskutojë për këtë çështje dhe do të sjell përfundime të caktuara që do të duhet të realizohen në organizatat sindikale në anëtarësi që të marrim porosi të qartë nga anëtarësia se çfarë pret nga ne. Me shumë gjasë do të jenë dy nga mjetet më radikale – ose  protestë e hapur masive ose grevë e përgjithshme”, ka deklaruar Jakim Nedellkov-kryetar i SASHKU-t.

Nedelkov përsëriti se do të shfrytëzohen të gjitha format dhe mundësitë që të punësuarit në arsim dhe çerdhe parashkollore  të marrin paga me marrëveshje kolektive.

 “Protesta do të aktivizohet nëse institucionet kompetente, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk i pranojnë kërkesat e sindikatave për harmonizimin e pagave të punëtorëve në veprimtarinë arsimore”, shtoi ai.

Ai më tej  bëri të ditur se shansi i fundit për marrëveshje është mbledhja e ardhshme e Këshillit Ekonomiko-Social në Qeveri, e cila do të mbahet javën e ardhshme, dhe  do ta kryesojë kryeministri Dimitar Kovaçevski.