RMV, UEJL ofron ndihmë juridike për grupet e margjinalizuara

Klinika juridike “Pro bona” në kuadër të Fakultetit juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, informon të gjithë qytetarët se nga data 1 mars 2021 do të jetë e hapur për të gjitha grupet e margjinalizuara dhe për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe këshilla juridike pa pagesë e të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë bazuar në dispozitat e Ligjit për ndihmë juridike falas, transmeton Portalb.mk

Klinika do të jetë e hapur sipas këtij orari:

  • E Hënë ( 10:00-12:00),
  • E Mërkurë (13:00-15:00) dhe
  • E Premte (11:00-14:00).

Klinika juridike “Pro bona” gjendet në kampusin e Universitetit te Evropës Juglindore (objekti 803.01) dhe do të punojë me prezencë fizike duke respektuar masat e nevojshme për parandalim dhe mbrojtje nga Covid-19. Palët të cilat nuk do të mund të drejtohen fizikisht në Klinikën juridike mund të na dërgojnë e- mail në legalclinicprobono@seeu.edu.mk.

“Qytetarët e interesuar nga Tetova dhe Gostivari,  të cilët i plotësojnë kushtet për ndihmë juridike pa pagesë, do t’i drejtohen asistentit te Klinkës juridike dhe çështja do të bartet tek stafi i Fakultetit juridik me qëllim që palëve t’u ofrohet ndihmë dhe keshillë juridike e nevojshme. Të gjitha shërbimet që do t’i ofroj Klinika Juridike për palët e interesuara do të jenë pa pagesë!”, thuhet në njoftimin e Fakultetit Juridik.