Leonid Todoroski nga shkolla e mesme e mjekësisë “Pançe Karagjozov” në Shkup, Matej Mitevski nga shkolla e mesme “Goce Dellçev” në Kumanovë, Edon Ademi nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, Çigdem Muarem nga shkolla private “Jahja Kemal” në Strugë, Gjylen Jagmur nga shkolla ndërkombëtare “Maarif” nga Tetova, si dhe Ognen Josifovski nga gjimnazi i Shkupit “Orce Nikollov” janë gjashtë maturantët që këtë vit fituan numrin më të madh të pikëve në maturën shtetërore. Meta.mk e siguroi rang listën të cilën e përgatiti Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP), transmeton Portalb.mk.
Pesë nga gjashtë nxënësit fituan numrin maksimal të pikëve në lëndën e gjuhës amtare, ndërsa nxënësi Ognen Josifovski ishte më i miri në lëndën angleze. Për fat të keq, ky sukses gjashtë më të mirëve në Maqedoni nuk do t’ua lehtësojë regjistrimin në fakultet.
Këta janë maturantët më të mirë të këtij viti: