Nga viti shkollor 2021/22 në shkollat më nuk do të ketë ditarë të shtypur. Mësimdhënësit do të mbajnë evidencë në ditarin elektronik. Me këtë synohet që të lehtësohet puna e mësimdhënësve të cilët ankoheshin për punën te tepërt administrative.
Mësimdhënësit, informojnë nga Byroja për Zhvillimin e Arismit, nuk do të kenë punë të dyfishtë, pra të dhënat e njëjta t’i vendosin edhe në ditar elektronik edhe të shtypur.
“Edhe në shkollë të mesme edhe në fillore nuk do të ketë ditarë të shtypur. Të gjitha të dhënat do të shënohen në ditar elektronik. Mësimdhënësit tani më dinë se si të plotësojnë ditarin elektronik, i cili me vite është pjesë e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë do të shkarkohen nga obligimi që të mbajnë evidencë të dyfishtë”, shpjegojnë nga Byroja.
Përgatiti: Schoolture.info