Premtime të reja, nga rektori i ri i Universitetit “Nënë Tereza”, në Shkup, për çështjen e objektit. Rektori Izet Zeqiri bëri me dije se janë në procedurë të rikonstruimit, të 5 hektarëve të kazermës “Ilinden”, ku do të zhvillohet një pjesë e mësimit. Megjithatë, universiteti “Nënë Tereza”, do të mbetet i shpërndarë, një pjesën në objektin e kazermës dhe një tjetër në objektin e Sindikatave të Lita të Maqedonisë.
Izet Zeqiri, rektor i UNT-së
“Ne jemi duke punuar që 5 hektarë tokë në kazermën e Ilindenit, jemi në procedurë për rikonstruimin e 3000 metrave katror. Shpresojmë që të ecë në dinamikën e duhur procedura e prokurimit dhe deri në fillim të vitit akademik, eventualisht me vonesa të pranueshme, një pjesë e mësimit të kalon në kampusin e ri”.
Në anën tjetër, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se i kanë përfunduar procedurat administrative dhe tani mbetet që universiteti të organzojw punën e tendereve dhe punimeve.
Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Unë si ministër, menjëherë që në fillim të detyrës e kam pasë anën procedurale juridike e kam vazhduar ta eci përpara. E dini që nga ana e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë ka mjete të siguruara në buxhet dhe këto procedura administrative më i kemi tejkaluar të gjitha. Tash çështje e pritjes, kuptohet se janë procedura tjera, duhet universiteti të bëjë organizimin e tenderimeve, mjeteve, realizimin e punimeve”.
Ndërkaq, Universiteti “Nënë Tereza” edhe 7 vjet pas themelimit të tij, ende nuk ka objekt të vetin. Ndërsa toka e kazermës “Ilinden”, universitetit iu premtua që në vitin 2016. /SHENJA/