Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri, në rrjetin social facebook ka shkruar se çelësat e fundit të objekteve të ish kazermës janë dorëzuar UNT-së, me çka është bërë vendosja e kufijve ndarës mes kazermës dhe Universitetit.
“Edhe çelësat e fundit të objekteve të ish kazermës “Ilinden” në duar të UNT!
Vendosja kufijve ndarës mes kazermës dhe Universitetit!
Punohet intensivisht në rikonstruimin dhe hyrjen në UNT!
Së shpejti do të fillohet edhe gjelbërimi i hapësirës! UNT e presin dhe shumë punë”, ka shkruar Rektori Zeqiri, raporton Schoolture.info.