Organizata ADMOVERE njofton se të premten, do të promovojë raportin “Profesorët përballë ligjit», ku, mes të tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale në të cilat janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës.
Promovimi do të mbahet në Europe House në Prishtinë (rruga e UÇK-së nr. 90, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër), duke filluar nga ora 11:00.
Organizata ADMOVERE (Transitional Justice | Education | Peacebuilding) angazhohet për ndërtimin e një shoqërie demokratike, promovimin e tolerancës e bashkëjetesës dhe luftimin e paragjykimeve; dialogun mes komuniteteve të ndara për t’i tejkaluar mosmarrëveshjet, si dhe promovimin e praktikave të mira për drejtësi dhe pajtim. Fushat kryesore të organizatës janë të drejtat e njeriut, me theks të veçantë te drejtësia transicionale, edukimi dhe ndërtimi i paqes./ Observer Kult