Protestë e prindërve të shkollës “Kiro Gligorov”, nuk lejojnë hapësira sportive të shndërrohet në kafiteri

Qindra prindër të fëmijëve të cilët mësojnë në shkollën fillore “Kirill Gligorov” në lagjen Kapishtec të Shkupit, kanë protestuar kundër lëshimit të hapësirës sportive të shkollës për ndërtimin e një kafiterie.

Prindërit dhe banorët e Kapishtecit të revoltuar nga ky vendim i drejtoreshës, kanë protestuar duke thënë se nuk do të lejojnë që të shitet prona e shkollës për biznese private, shkruan SDK.mk, transmeton Schoolture.info.

Prindërit thotë se, gjatë miratimit të vendimit dhe nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë “Forca” juridikisht është shkelur regullativa ligjore dhe është shmangur mendimi i prindërve.

SDK ka tentuar të merr deklaratë nga drejtoresha e shkollës, por ajo nuk u është përgjigjur thirrjeve.

Shkolla “Kiro Gligorov” është hapur në shtator 2019 dhe ka kushtuar 5.5 milionë euro.

FOTO: SDK.mk