Projekti për bashkëpunim multietnik/ Prezantohen të arriturat e tre shkollave në komunë e Butelit

Gjatë ditës së djeshme në komunën e Butelit është mbajtur prezantimi final i projektit: “Përforcimi i bashkëpunimit multietnik në komunat”

Kryetari i komunës së Butelit Velimir Smillevski ka përshëndetur pjesëmarrësit në projektin duke thënë se projekte të tilla janë të nevojshme për ambientin multientik dhe për ndërlidhje më të mirë të nxënësve dhe qytetarëve.

Projekti për përforcimin e bashkëpunimit ndëretnik përkrahet nga “Fondacioni për fëmijë Pestalloci” nga Zvicra, ndërsa është implementuar nga Qendra e Maqedonisë për Arsim Qytetarë.

Në aktivitetin përmbyllës kanë marrë pjesë qindra nxënës nga tre shkolla fillore nga komuna Butel: Zhivko Brajkovski, Panajot Ginovski dhe Petar Zdravkovski Penko.

Grupet e shkollave prezantuan rezultatet e arritura gjatë këtij viti shkollor.

Grupi i Shkollës Fillore “Zhivko Brajkovski” e ka prezantuar modelin e alarmit-detektor, nxënësit e Shkollës “Panajot Ginovski” e prezantuan Robotin e tyre, ndërsa nxënësit e Shkollës “Petar Zdravkovski Penko” prezantuan aktivitetet që në periudhën e kaluar i kanë realizuar në Shtëpinë për të moshuar “Lika Çopova” në Çair, si pjesë е seksionit humanitarë të shkollës.

Në përfundimin e manifestimit u promovua dhe u shpërnda broshurë speciale për projektin nëpërmjet të cilit përforcohet bashkëpunimi multietnik në komunën e Butelit. /Schoolture.info/