Prej në shtator 720 asistent arsimor në shkollat fillore në vend, së shpejti do të publikohet shpallje për angazhimin e tyre

Rritja e shkallës së inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar është prioritet strategjik dhe
qëllimi kryesor në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejt së cilës në
vazhdimësi po drejtohen gjithnjë e më tepër mjete dhe aktivitete, realizimi i të cilave
përfshihen numrin e madh të palëve të interesuara shoqërore.
Në atë drejtim është futur edhe shërbimi i asistencës arsimore si obligim i shtetit i rregulluar
me ligj. Gjegjësisht, angazhmi i asistentëve arsimorë për nxënësit me pengesa që ndjekin
mësim në shkollat e rregullta fillore nuk është më shqetësim dhe shpenzim për familjet e
nxënësve.
Vitin e kaluar shkollor ishin të angazhuar 500 asistentë arsimorë, nga të cilët 260 në rajonin e
Shkupit, Kumanovës dhe Pollogut dhe 240 asistentë në tre rajonet tjera, përkatësisht nga 80
asistentë në rajonin e Vardarit, në rajonin e Juglindjes dhe Pellagonisë.
Duke pasur parasysh nevojat e shprehura të prindërve të nxënësve me pengesa, në vitin e ri
shkollor 2022-2023 do të angazhohen gjithsej 720 asistentë arsimorë, ndërsa shpalljet publike
për regjistrimin e të interesuarve do të publikohen në ditët e ardhshme nga shkollat fillore me
qendra burimore të cilat gjithashtu dhe janë përgjegjëse për zbatimin e gjithë procedurës së
përzgjedhjes.
Në pajtim me Rregulloren për standardin, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të
asistentit arsimor dhe personal, asistent arsimor mund të jetë personi i cili ka fituar titullin:
edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punonjës social, pedagog social dhe
rehabilitues me shkallën VII/1 të përfunduar d.m.th VIA sipas kornizës maqedonase të
kualifikimeve MRK ose 240 EKTS, si dhe personi që i plotëson kushtet për mësimdhënës në
grupin klasor (shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRK ose 240 kredi EKTS), gjegjësisht
mësimdhënës në mësimin lëndor ( Shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRC ose 240 kredi
EKTS)
Pas përzgjedhjes përfundimtare, asistentët arsimorë punësohen në shkollat fillore me qendra
burimore, me kompensim mujor dhe kontribute të paguara nga sigurimet shoqërore të
detyrueshme.