Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli Vendim për financim të të kërkesave të pranuara për punime hulumtuese-shkencore nga autorët vendor të publikuar në revistat shkencore ndërkombëtare me faktor të ndikimit (faktor-impakt) për vitin 2019.
MASH me Vendimin i publikoi kërkesat e pranuara dhe të refuzuara nga autorët me punime hulumtuese-shkencore sipas Konkursit për ndarje të mjeteve të njëhershme financiare për punë të publikuar hulumtuese-shkencore për vitin 2019. Nga gjithsej 302 kërkesa janë pranuar vetëm 295 , të cilat i kanë plotësuar kushtet e konkursit i cili ishte publikuar në prill të vitit të kaluar.
Deri në afatin përfundimtar, 15 shtator të vitit 2020, deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës janë dorëzuar 302 kërkesa nga autorët. Ato i ka shqyrtuar komisioni profesional gjashtë anëtarësh i formuar nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës dhe përmban propozim-lista. Vendimi është sjellur në pajtim me Planin financiar të MASH-it për vitin 2021 dhe Programi për veprimtari hulumtuese-shkencore për këtë vit.
Nga punët hulumtuese-shkencore, numri më i madh (74) janë nga fusha e shkencave teknike-teknologjike, 72 janë nga shkencat matematiko-natyrore, 54 nga shkencat bioteknike, 46 nga shkencat shoqërore, 45 nga shkencat mjekësore dhe shëndetësore dhe katër nga shkencat humanitare. Janë dorëzuar nga universitetet private dhe shtetërore në vend, nga ASHAM, institucionet shkencore, si dhe nga hulumtues të pavarur.
Burimi: Zhurnal.mk