Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se RMV-ja do të marrë pjesë në testimin ndërkombëtar PISA të organizuar nga OECD, ndërsa do të realizohet në vitin 2022, nga ministria thonë se për këtë qëllim janë duke u përgatitur intensivisht për gati një vit.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot së bashku me drejtoreshën e Qendrës Shtetërore të Provimeve në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Boro Petrusevski”, shënuan fillimin e testimit pilot PISA i cili do të kryhet në 10 ditët e ardhshme , ndërsa do të marrin pjesë 885 nxënës të moshës 15 vjeçare nga 13 shkolla të mesme.
“Për t’u njohur me procedurat për kryerjen e testimit, u organizuan trajnime online për mësimdhënësit vitin e kaluar. ndërsa një grup më i madh i nxënësve sot është pjesë e testimit përmes të cilit do të shohim të gjitha aspektet që kanë nevojë për më shumë vëmendje për testimin kryesor që do të mbahet vitin e ardhshëm. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim rezultate objektive. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për ne si një vend në zhvillim dhe do të jenë një udhërrëfyes për krijimin e politikave arsimore të ardhshme,” tha Carovska.
Ministrja tha se në vitin 2022 presin rezultate më të mira në krahasim me rezultatet e testimeve të kaluara, pasi sipas saj po pregadisin seriozisht nxënësit për këtë testim.
PISA është hulumtimi më i madh ndërkombëtar i arsimit në botë ku janë përfshin nxënës të moshës 15-vjeçare. Realizohet që nga viti 2000 nga ana e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në të cilën janë përfshirë mbi 85 vende pjesëmarrëse. Përmes këtij testimi matet zbatimi i njohurive nga aftësimi i shkrim – leximi shkencor dhe matematikor, aftësimi për shkrim -leximin e nxënësve, ndërsa në vitin 2022 për herë të parë do të matet mendimi krijues i nxënësve.
Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka marrë pjesë në tre cikle: PISA2000, PISA2015, PISA2018. Kjo do të jetë pjesëmarrja e RMV-së e katërt në studim, ndërsa realizator është Qendra Shtetërore e Provimeve.
Për realizimin me sukses të testimit provues , i cili do të realizohet në mënyrë elektronike në 10 ditët e ardhshme, është siguruar mbështetje nga Banka Botërore për prokurimin e pajisjeve të informatikës ekskluzivisht për këtë qëllim.