Në rrjetet sociale është ngritur një iniciativë nga ana e studentëve që të ulet çmimi i biletave të autobusëve, pas vendimit të fundit që të shtrenjtohet çmimi i biletave për transport.
Studenti Abedin Ismaili nga Kumanova, në rrjetin social ik ka bërë thirrje jo vetëm studentët nga Kumanova të ngrejnë zërin për të ulur çmimin, por edhe studentët nga qytetet tjera.
“Të dashur kolegë studentë nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës, ju bëjmë thirrje që të ndani pak minuta nga koha juaj e vlefshme, të plotësoni këtë peticion. Qëllimi i të cilit është që të bëjmë kërkesë deri tek institucionet përgjegjëse edhe në emrin tuaj që për ju e për ne, për të gjithë të gjindet një kompromis në respekt të statusit tonë “studentë”, të bëhet një çmim i veçantë, 100 denarë për biletë.
Ps: çmimet e biletave janë rritur gjithandej, mirëpo ne morëm iniciativen të bëjmë kërkesë për relacionin Kumanovë – Shkup dhe anasjelltas, i ikurajojmë edhe kolegët e qyteteve tjera të marrin masa të njëjta ose të ndryshme për të kërkuar atë që na takon. Ne jemi në fazën kur shpenzojmë, pra nuk marrim vetëm japim, e këto të dhëna të jenë më të përballueshme”, shkruan Abedin Ismaili.
Peticioni mund ta nënshkruani duke klikuar në këtë LINK.
Përgatiti: Schoolture.info