Pesëmbëdhjetë fëmijë të rrugës të cilët vitin e kaluar e kanë vizituar Qendrën për fëmijë në rrugë, këtë vit shkollor janë përfshirë në procesin e rregullt arsimor. Pesëmbëdhjetë fëmijë shtesë janë detektuar në ekipet mobile gjatë periudhës së verës dhe ata sivjet e vizitojnë këtë Qendër ku përgatiten të përfshihen në sistemin arsimor.
“Këtu ta marrin shprehi themelore higjienike, ndërsa ka edhe aktivitete shtesë arsimore me qëllim të përgatitjes së tyre deri në procesin arsimor. Unë me të vërtetë jam e lumtur që mund të shihet se energjia në këtë qendër ditore ka ndryshuar dhe se kuadri e jep maksimumin që t’i përgatisë për procesin arsimor, vetëm me përfshirjen në arsim mund të arrijmë ndryshim të caktuar i cili në mënyrë afatgjatë do të mund të shihet edhe te familjet dhe te fëmijët me rrezik social”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, e cila e vizitoi Qendrën.
Tani, sqaroi ajo, të gjithë shfrytëzuesit e të ardhura të garantuara marrin edhe shtesë arsimore dhe fëmijërore për arsimin fillor dhe të mesëm me qëllim q’ t’i simulojmë familjet që t’i lëshojnë në shkollë, sepse, siç tha, vetëm në këtë mënyrë mundemi të parandalojmë fëmijët në rrugë, por edhe në mënyrë afatgjatë ta ulim varfërinë në ato familje.
Natasha Stanojeviq nga Qendra Ndërkombëtare për Punës Sociale nga Shkupo thotë se shtatë ekipe nga muaji maj janë sistemuar në zonat më frekuentuese në Qytetin e Shkupit, ku janë detektuar fëmijë lypsarë apo prindër me fëmijë të cilët lypin.
Ajo shton se është rritur interesi për arsim dhe shtesë fëmijërore, që, siç thotë, tregon se prindërit janë stimuluar t’i përfshijnë fëmijët në procesin arsimor.
Koordinatorja e Qendrës dhe të ekipeve mobile Sonja Arsovska theksoi se ata u ndihmojnë familjeve gjatë të gjithë procesit të socializimit nga grumbullimi i të gjithë dokumentacionit deri te ndihma për përfshirjen e fëmijëve në arsimin e rregullt dhe për realizimin e të drejtave të mbrojtjes së fëmijës.