Nxënësit e pesë shkollave të mesme në Shkup, Zef Lush Marku”, Cvetan Dimov”, “Zdravko Cvetkovski”, ”Arseni Jovkov” dhe “Pançe Karagjozov, nga e Hëna do të bojkotojnë mësimin online. Këtë e konfirmoi Arrita Vrenezi, përfaqësuese e nxënësve të këtyre shkollave, e cila thotë se Ministria nuk ka përfillë kërkesat, posaçërisht atë për mësim të kombinuar.
Përderisa gjithçka mund të jetë e kthyer në normale atëherë pse shkollat të mos kthehen. Në një normale në epokë të koronës. Bojkoti intensivisht do të filloj prej të hënën. Jemi shumë të vetëdijshëm që normalja nuk kthehet menjëherë por të paktën të kemi një mësim të kombinuar sepse të gjithë e dimë se sa është efekti te mësimi online – tha Arrita Vrenezi, përfaqësuese e shkollave të mesme.
Paraprakisht Alsat qëndroi në gjimnazin “Zef Lush Marku” ku në ndërrimin e parë ishin lidhur në mësimin online thuajse të gjithë nxënësit e viteve të para dhe të dyta. Deri në ato momente, udhëheqësia e shkollës nuk kishte marrë paralajmërim për bojkot të mësimit.
Deri më tani nuk kemi vërejt që mund dikush me vet dëshirë të bojkotoj ose në një mënyrë tjetër. Nuk ka paralajmërime apo gjëra të tilla. Te ne ka funksionuar, mos të them qind për qind më kapacitet të plotë por me 99 % ka funksionuar ndërrimi, edhe ditën e kaluar edhe sot – deklaroi Besim Limani, profesor në gjimnazin “Zef Lush Mmrku”.
Ministrja e Arsimit, Mila Carovska tha se paralajmërimi për bojkot ose shkelja e protokolleve në Shkolla nuk është konstruktive, duke shtuar se çdo kush duhet të mbaj përgjegjësi për shëndetin publik.
Nëse dikush direkt dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e tjetrit, atëherë kemi shkelje të ligjit dhe kushtetutës. I ftoj të gjithë qytetarët, prindërit, mësuesit dhe nxënësit se secili prej nesh duhet të ballafaqohet në mënyrë konstruktive me këtë epidemi. Shërbimet epidemiologjike dhe komisionet nuk vendosin nëse një shkollë do të hapet ose jo me prezencë fizike sepse dëshirojnë por në bazë të argumenteve që vlerësojnë se ekziston rrezik për shkelje të shëndetit të gjithë popullatës – u shpreh Milla Carovska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.
Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Unioni I Nxënësve të Shkollave të mesme edhe një herë kërkoi nga Ministria e Arsimit shqyrtimin e kërkesës së tyre për realizimin e mësimit në formë të kombinura. Ata thanë se nëse gjendja epidemiologjike gjatë këtij muaji do të jetë stabile, Ministria duhet tu jap leje të kthehen fizikisht në shkolla. Nëse kjo nuk do të ndodhë, më 1 nëntor paralajmëruan se mësimi online do të bojkotohet në të gjitha Shkollat.
Burimi: ALSAT