Plenumi i mësimdhënësve ka dërguar letër deri tek ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe deri tek sindikatat SASHK SPASH, ku ka njoftuar se kërkon rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm dhe se planifikon bojkot të fillimit të vitit të ri shkollor nëse nuk realizohet kërkesa e tyre.
“Këtë kërkesë e bazojmë si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të cilat shfrytëzohen në jetën e përditshme, si dhe të rrogës mesatare e cila është më e lartë nga rroga e të punësuarve në arsim. Në të kundërtën, ne mësimdhënësit e Plenumit do të ishim të detyruar të organizohemi dhe të shfaqim publikisht pakënaqësitë”, theksohet në Kërkesën e Plenumit dërguar ministres Carovska.
Përgaditi: Schoolture.info