Nxënësit do të kthehen në bankat shkollore. Me maska dhe dezinfektim i rregullt i duarve dhe me orë mësimore që do të zgjasin nga 20 minuta. Kështu do të rrjedh procesi arsimor nga shtatori. Nëse një paralele ka më shumë nxënës, atëherë ajo do të ndahet në dy grupe, ndërsa mësimin do ta realizoj e njëjta mësuese. Kjo është njëra nga mënyrat se si do të realizohet viti shkollor nga shtatori, thotë zv/ministrja e arsimit, Elizabeta Naumovska për TV 21, përcjell Schoolture.info.
Nëse në një klasë ka fëmijë me sëmundje kronike, atëherë ata do ta ndjekin mësimin online. Po shqyrtohen mundësit se si do të bëhet kjo.
Modelet nuk do të vlejnë për tërë shtetin. Do të definohen në bazë të komunave dhe shkallës së prekjes nga kovid-19.
Kjo donë të thotë nëse një komuna ka pasur numër më të vogël të rasteve pozitive, atëherë mësimi do të zhvillohet në shkollë.
Po përgatiten edhe protokolle edhe për shkollarët e mesëm për udhëtime nga një qytet në tjetër qytet dhe për vendosje internatet.
Të gjitha detajet do të definohen të premten në takimin mes përfaqësuesve të MASH-it dhe Komisionit për sëmundje ngjitëse. Të gjitha vendimet do të miratohen para 15 gushtit, para se mësimdhënësit të kthehen nga pushimi vjetor.
Burimi: Tv21
Përshtati: Schoolture.info