Nxënësit e shkollave të mesme do të protestojnë të premten

Lidhja e nxënësve të mesme pasdite ka sjellë vendim që të premten e ardhshme ata të dalin në protesta në Shkup, në shenjë revolte nga vendimi i Ministrisë së arsimit që këtë vit shkollor ta ndjekin vetëm online.

Vendimi është miratuar në takimin online që u mbajt sot, në të cilin kanë marrë pjesë 51 përfaqësues të nxënësve të mesme nga 17 qytetet të vendit.

Ata kërkojnë që të ketë mundësi edhe për model të kombinuar, gjegjësisht të ekzistoj mundësia që të zgjidhet edhe mësimi me prezencë fizike.

Lidhja e shkollarëve të mesme kërkon nga autoritetet ndryshimin e vendimit, krijimin e kushteve për prezencë fizike në mësim në rajonet ku e lejojnë kushtet shëndetësore. /Schoolture.info