Më datë 02.03.2023, punonjësit e Policisë së Departamentit të Çështjeve Kriminale në Gazi Baba zbardhën një vepër penale “vjedhje” në një shkollë të mesme në zonën e Gazi Babës, gjatë së cilës u konfiskuan tetë laptopë.
“Gjegjësisht, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konstatuar se veprën penale e ka kryer një i mitur nxënës i shkollës nga fshati Petrovec, Shkup. Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare në prani të një prindi. Në të njëjtën kohë, disa nga kompjuterët u gjetën në një lokal shitjeje në Blv. “Partizanski Odredi”, ku pronari deklaroi se i kishte blerë nga i mituri. Sendet i janë kthyer shkollës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj të miturit do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e policisë.