Kryetari i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, është kërcënuar me jetë dhe ka marrë mijëra komente fyese në portalin ‘Kooperacija.mk’. Nga unioni thonë se më 4 maj, në faqen e facebook-ut të portalit “Kooperacija.mk” është publikuar një tekst satirik me titullin “DUAM TË HIQEN PUSHIMET! DUAM TË MËSOJMË”, në të cilin shkruhej se një anëtar i Uninonit në mënyrë anonime ka dhënë një deklaratë të tillë, ndërsa në lajmin e postuar është bashkuаr fotoja e kryetarit të unionit, Lluka Paviçeviç, nga paraqitja e fundit të tij që e ka pasur në TV Sitel.
Nga ky postim i portalit kooperacija.mk, është lënë të kuptohet se UNSHM dëshiron që pushimet verore dhe dimërore të nxënësve të hiqen. Në tekсt thuheј: ‘Unioni i Nxënësve nuk ndalen me kërkesat e tyre! Pasi kërkuan ndërprejen e prostestave të mësimdhënësve, kësaj rradhe kërkojnë heqjen e pushimeve verore dhe dimërore për të mësuar sa më shumë’
UNSHM ka hedhur poshtë kategorikisht lajmin se ata kanë një qëllim të tillë.
UNSHM
“Vetë fakti që ky lajm është kthyer në një nga tesktet më të komentuara dhe më të shpërndara në portal me mbi 34.000 shikime, mijëra komente, kërceënime me jetë, fyerje dhe gjuhë urrejtjeje, zgjoi përgjegjësin që ta ngrejmë zërin për këtë temë. Fillimisht është e rëndësishme të theksohet se bëhet fjalë për një tekst me përmbajtje satirike autoriale të shkruar nga autori i Kooperacija.mk, dhe jo një deklaraë reale e ndonjë anëtari të Unionit. Përshkak të imazhit të postuar në postim nga Lluka Paqviçevic, shumica dërmuese e lexuesve kanë arritur në përfudnim se ishte një deklarate e një anëtari te UNSHM-së, më konkretisht nga vetë kryetari i unionit. Me këtë njoftim duam të distancohemi nga çdo përgjegjësi në lidhje me shkrimin e portalit ‘Kooperacija.mk’
Ata kanë njoftuar se komenentet dhe fyerjet që ka marrë Paviçevic nga portali në fjalë i kanë denoncuar në Departamentin e Krimit Kompjuterik të Ministrisë së Brendshme, ndërsa për rastin janë njoftuar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonis ësë Veriut, Këshilli Etik në Media, UNICEF dhe Komiteti i Helsinkit.
Nga UNSHM gjithashtu thonë se janë të zhgënjyer se si portali që ka publikuar një lajm të tilllë, nuk ka bërë asgjë për të hequr komentet me përmbajtje kërcënueese dhe ka vendosur ta përdorë foton e kryetarit të unionit.