Shtatë vjet pas kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve të lagjes Vizbeg të të komunës së Butelit për një shkollë fillore për fmijët e tyre më në fund u vendos gurthemelin në vendin e paraprë. Shkolla do të ketë kapacitet për 500 nxënës dhe është paraparë të përfundojë për një vit e gjysëm.
E para e arsimit Milla Carovska deklaron se ndjehen e kënaqur me faktin se, pas 18 muajave, do të bjerë zilja e parë për nxënësit e lagjes Vizbeg.
MILLA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Me të vërtet secilin investim në arsim, duhet të shikojmë si investim në të ardhmen esShtetit. Vetëm shteti që investon te fëmijët dhe në mësim cilësor mund të presë të ardhme të ndritur, dhe për këtë si qeveri kemi treguar me të vërtet punë intensive, kemi rikonstruar shkolla, kemi ndërtuar shkolla të reja dhe në këtë mënyr do të vazhdojmë”.
Kryetari I komunës së Butelit Darko Kostovski tha se është kënaqësi të jesh pranë banorëve të Vizbegut, për të tejkaluar një problem të madh, jo vetëm për banorët e kësaj lagje por edhe për gjithë komunën.
DARKO KOSTOVSKI, KRYETAR I KOMUNËS SË BUTELIT
“Më në fund nevojat e fëmijëve dhe të të rinjëve që mësojnë në shkolla fillore do të jenë të plotusuara, që të mos udhtojnë për disa kilometra në shkollat e tyre, por do të kenë shkollë në vendbanimet e tyre. Më kujtohet qysh në vitin 2014 kur isha këshilltarë në komunë, filloi ky proces, me të vërtet zgjati shumë, por me rëndësi është që sot ky projekt filloi”.
Ndërsa, Zv kryeministri Artan Grubi, deklaroi se shkolla do të ketë 500 nxënës dhe do të përfundojë për 18 muajë.
ARTAN GRUBI, ZV/ KRYEMINISTËR
“Po e vëndojmë gurthemelin për një shkollë, e cila do të kapë përmasa prej 4 000 metra katrorë dhe do të tubojë rreth 500 nxënës, në 17 paralelet e veta dhe brenda 18 muajve do të përfundojë projekti në mënyr që nxënësit të fillojnë mësimin”.
Në mungës të shkollës, fëmijët dhe nxënësit e lagjes Vizbeg udhëtojnë 4 deri 5 kilometra rrugë në këmbë, për të arritur nëpër shkollat ku e ndjekin mësimin.